Shqipëria

Arrestohet pas 10-të vitesh ish-efektivi i FNSH-së


Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e 31 janarit ish-efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), Ylli Cekën, të shpallur në kërkim nga policia.

Ai ka qenë i dënuar me 11-të vite burg për vrasjen e Edvin Voglit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, Tiranë, më 11-të dhjetor të vitit 2010-të.  Krimi është realizuar me armën e punës.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pas marrjes së informacionit nga efektivët e Shqiponjave në Shkodër. Mësohet se Ceka ka qenë në një lokal, në lagjjen Serreq, të Shkodrës dhe në momentin që ka dalë, ai është arrestuar nga policia.

Rikujtojmë se vrasja ndodhi pas një konflikti për tokën, në të cilën ishte ndërtuar një pallat. Në konflikt u përfshinë disa persona.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore