Stil

Arrestohet Ezra Miller pasi dyshohet se ka vjedhur alkool nga një shtëpi në Vermont


Erza Miller

Aktori i shfaqjes televizive “The Flash” Ezra M. Miller është akuzuar për vjedhje të alkoolit gjatë muajit maj nga një shtëpi në Vermont, ndërsa pronarët nuk ishin aty.

Pasi u alarmua për një vjedhje të mundshme më 1 maj, policia zbuloi se nga banesa ishin marrë disa shishe me alkool, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas zëdhënësit të policisë së shtetit, Adam Silverman, aktorit, i cili më parë u shfaq në shumë filma të kompanisë “DC” si superhero, iu dha një urdhër arrest.

Erza Miller

Miller urdhërohet të paraqitet në Gjykatën e Lartë të Vermontit më 26 shtator nën aktakuzën e vjedhjes, thuhet në njoftim.

Aktori tani është duke luajtur në një film të ardhshëm “The Flash”, i cili është një prodhim i “DC Films”.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Miller prangoset.

Në muajin mars, ai u arrestua në Hilo, Hawaii, duke u akuzuar për sjellje të çrregullt dhe ngacmim pas një incidenti në një bar, sipas policisë.

Më 19 prill, aktori u gjobit me 500 dollarë nën akuzën e sjelljes së parregullt, tregon një procesverbal gjyqësor. Ndërsa akuza për ngacmim u hodh poshtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore