Shqipëria

Arrestohet drejtori i Kadastrës në Berat


Më 26 janar është finalizuar operacioni policor i koduar “Aluizni”. Në kuadër të tij u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N, 38 vjeç, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale, Berat.

“Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive do të vijojë.

Operacioni në fjalë u realizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK)./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore