Lajme

Arrestohet 10-vjeçari në Florida, kërcënoi se do të kryente të shtëna masive


Duket sikur SHBA-të nuk po gjejnë qetësi në shkollat e tyre.

Një nxënës i klasës së pestë në Florida u arrestua të shtunën pasi kërcënoi se do të qëllonte me armë përmes mesazheve me tekst, tha policia.

Djali 10-vjeçar, nxënës në shkollën fillore “Patriot” në Cape Coral, u prangos të shtunën në mbrëmje sepse kishte paralajmëruar se do të kryente të shtëna masive.

“Sjellja e këtij nxënësi është e neveritshme, veçanërisht pas tragjedisë së fundit në Uvalde, Teksas”, tha në një deklaratë Sherifi i Qarkut Lee Carmine Marceno.

“Të sigurohemi që fëmijët tanë të jenë të sigurt është thelbësore”.

Ekipi i Zbatimit të Kërcënimeve të Shkollës në zyrën e sherifit u informua për mesazhet alarmante dhe Divizioni i Hetimeve Kriminale të Shërbimeve Rinore dhe për shkak të moshës së re të fëmijës, mori përsipër rastin.

Marceno vuri në dukje se oficerët ishin të shpejtë për të hetuar kërcënimet me të shtëna masive.

“Do të kemi rend dhe ligj në shkollat ​​tona! Ekipi im nuk hezitoi asnjë sekondë për ta hetuar këtë kërcënim”, tha ai.

Oficerët, që iu përgjigjën të shtënave në shkollën Uvalde, Teksas, që mori jetën e 19 nxënësve të klasës së katërt dhe dy mësuesve, po përballen me akuza se reagimi i tyre ishte i vonuar.

Policisë iu desh gati një orë për të depërtuar në klasat ku ndodhën të gjitha të shtënat dhe për të vrarë të armatosurin, Salvador Ramos.

Detektivët intervistuan djalin nga Florida – emrin e të cilit mbetet anonim pasi është i mitur – dhe zbuluan shkakun e mundshëm për arrestimin e tij, tha policia.

“Tani nuk është koha për të vepruar si një kriminel i vogël. Nuk është për të qeshur”, tha Marceno.

“Ky fëmijë bëri një kërcënim të rremë dhe tani ai po përjeton pasoja reale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore