Shqipëria

Arrestohen tre shtetas – kapen duke transportuar emigrantë të paligjshëm


Policia e Korçës mëngjesin e 26 prillit ka arrestuar tre shtetas, të cilët u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm.

Konkretisht janë arrestuar shtetasit R. F., 34 vjeç, M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas po ndihmonin emigrantët për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit.

Ata u kapën në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me dy automjete tip “Audi” dhe një automjet tip “Volkswagen”, emigrantët e paligjshëm. Këtyre të fundit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore