Lajme

Arrestohen shtatë të dyshuar për kontrabandë me emigrantë


Ilustrim i fotografise

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë të dyshuar në Vërmicë për veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’, dhe ka sekuestruar gjashtë vetura të përfshira në këtë rast.

Në një komunikatë për media Policia e Kosovës ka bërë të ditur  “Sot, më 24.07.2021 rreth orës 06:30, njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urë e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta”.

Ndërsa Policia ka treguar se “kanë ardhur gjashtë vetura TAXI, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hy në automjete disa emigrantë”.

“Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë”, thuhet tutje në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Tutje, “për rastin janë njoftuar hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi Gjakovë, Drejtoria e Migrimit dhe prokurori i shtetit”.

“Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim, kanë filluar sipas procedurave të merren me pesëmbëdhjetë emigrantë të ndaluar në këtë rast”.

Kurse pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore