Kosova

Arrestohen personat që tentojnë të shesin votën


Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona për tentim të shitjes së votës, njëri në Obiliq dhe tjetri në Skenderaj.

Në Obiliq, më 12 shkurt, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, përmes rrjetit social MerrJep, ka postuar një shkrim në të cilin thuhet se shet votën.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në të njëjtin rrjet social – MerrJep – është bërë një postim tjetër me përmbajtje të njëjtë.

Në Skenderaj, në po të njëjtën ditë – e premte, është raportuar nga organet e rendit se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti ka publikuar një shpallje në të cilën thuhet se shet votën.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Shitja e votës është vepër penale që dënohet me ligj.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, me fillim në ora 7:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore