Shqipëria

Arrestohen autorёt qё tentuan tё vrasin 33 vjeçarin nё Fier


Janё vendosur nё pranga tre autorёt qё tentuan tё vrasin 33 vjeçarit, Pashk Palnikaj, nё fshatin Sulaj, nё Fier.

Tё arrestuarit janё: K.M., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj. Ky person mësohet se ishte aktualisht duke vuajtur dënimin e “Arrestit të shtëpisë”.

M.M., 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, si dhe Liri Biçaku, 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe po ashtu banues në fshatin Sulaj.

U shpall në kërkim dhe po punohet gjithashtu për kapjen e shtetasit R.M., 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Nё bashkёpunim me njёri-tjetrin, kёta shtetas tentuan tё vrasin pёr motive tё dobёta, P.P. lindur nё Tropojё.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.

Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore