Shqipëria

Arrestohen 8 persona për kultivim të bimëve narkotike


Policia e Shtetit ka arrestuar gjashtë persona në kuadër të operacionit “Gjoçaj”.

Në këtë mënyrë numri i personave të ndaluar shkon në tetë, pasi dy shtetas të tjerë ishin arrestuar më herët.

Policia i akuzon këto shtetas për shitje dhe kultivim të bimëve narkotike.

Shtetasit e arrestuar janë T.Xh 60 vjeç, F.Xh 24 vjeç, A.Xh 50 vjeç, E.L 39 vjeç dhe D.M 23 vjeç,  të gjithë banues në Mat, dhe A.P 25 vjeç, banues në Krujë.

Në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore