Shqipëria

Arrestohen 3 punonjës të Policisë Tiranë, pezullohen nga detyra 6 të Policisë Korçë


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur arrestimin e dy punonjësve të Policisë Tiranë, dhe pezulluar nga detyra gjashtë punonjës të policisë së Korçës.

Masa e sigurisë “Arrest me burg” është caktuar për tre punonjës të Komisariatit të Policisë Numër 1, Tiranë.

Bëhet fjalë për Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla, me detyrë shërbimi Patrullë e Përgjithshme pranë këtij komisariati. .

Ndërsa i pezulluar nga puna është Krenar Gjokutaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Korçë, Petro Fraholli, specialist për qarkullimin rrugor dhe Klemend Pikuli me detyrë shef Sektori i Qarkullimit Rrugor.

Po ashtu, nën hetim dhe i pezulluar nga ushtrimi i detyrës së shërbimit publik është dhe Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor, Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues dhe Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues, të dy pranë të njëjtit sektor.

Kurse masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” u caktua për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore