Shqipëria

Arrestohen 2 emigrantë shqiptarë për kultivim kanabis në Angli


Dy emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria, janë burgosur për prodhim të kanabisit në një shkallë industriale, nga një magazinë Nuneaton.

F. Xh. 38 vjeç dhe K. S. 27 vjeç, të dy pa adresë fikse, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit në një sipërmarrje industriale, Whitacre Road, që ishte shndërruar në një fabrikë kanabisi.

K. S. u burgos për 12 muaj, ndërsa F. Xh., u dënua me 10 muaj pas një seance në Gjykatën e Lartë Warwick.

Prokurori Adrian Fleming tha se, më 30 qershor policia mori pjesë në njësinë industriale me urdhër kërkimi, prej të cilit zbuloi se po përdorej për të rritur kanabis.

Pesë dhoma të veçanta ishin pajisur me sisteme ndriçimi dhe ventilimi. Gjithsej po kultivoheshin 623 bimë kanabis, 329 prej të cilave u përshkruan si të pjekura.

Ndër të tjera u vlerësua se, bimët që janë pjekur, kanë prodhuar rreth 35 kilogramë (kg) kanabis me një vlerë prej më shumë se 350 mijë franga.

Në një cep të sipërmarrjes ishte një dhomë gjumi e improvizuar ku oficerët gjetën shtetasin K. S., ndërsa F. Xh. ishte në zonën e rritjes.

Kur u intervistuan K. S. tha se ai kishte qenë në Mbretërinë e Bashkuar për pesë vjet, por ishte bërë i pastrehë dhe i varur nga pija dhe droga. Kur i ofruan një punë në fabrikën e kanabisit ai kishte pranuar.

F. Xh. tha se po punonte sepse “ndihej i dëshpëruar” dhe nuk mund të gjente punë legjitime, sipas Fleming.

Stacey Holland, për F. Xh., tha se “dëshiron që unë të shpreh pendimin e tij. Ky ishte në thelb një akt dëshpërimi.

 

Marrë nga Coventry, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore