Lajme

Arrestohen 18 anëtarë të IS-it, në Liban


Zyrtarë të ushtrisë së Libanit thanë, të hënën se kanë arrestuar 18 persona. Disa prej tyre ishin libanezë dhe të tjerët sirianë. Të gjithë të arrestuarit kanë lidhje me Shtetin Islamik (IS).

Sipas deklaratave të ushtrisë, arrestimet erdhën nga operacionet e kryera në terren. Aksionet ushtarake u zhvilluan gjatë dy javëve të fundit në qytetin kufitar të Arsal-it.

Individët e arrestuar rrëfyen se i përkisnin grupit xhihadist të IS-it. Ata pohuan se e mbështesnin atë.

Gjatë arresimit, gjithashtu u konfiskuan disa armë.

Juroud Arsal, një zonë djerrë në malet midis Sirisë dhe Libanit, ishte më parë një bazë operacionesh për kryengritësit që luftonin në luftën civile siriane. Kryengritësit përfshinin militantë nga IS-i dhe grupi i njohur më parë si Fronti al Nusra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore