Lajme

Arrestohen 10 persona për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje


Ilustrim.

10 persona janë arrestuar në Prishtinë për posedim të drogës dhe armëmbajtje pa leje pas hetimeve dymujore nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se të dyshuarit janë arrestuar të dielën në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë ndërsa ky aksion vjen duke u bazuar në rastin e koduar me emrin “Përsëritësi”.

“Në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën (GJPP) kompetente mbështetur edhe nga stacioni policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar një plan taktik policor gjatë të cilit në flagrancë janë ndaluar dhe arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar meshkuj kosovar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme”, thuhet në komunikatë.

Nga ky aksion janë arrestuar katër persona me vendim të Prokurorit kujdestar.

Tutje nga policia është bërë ditur edhe bastisja e një shtëpie në Prishtinë dhe ato të cilat janë sekuestruar.

“(96.6)   gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuana, (44.4)   gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  kokainë,  (1) armë zjarri, (2) karikator, (17) fishek, – (358.😎 para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve, (4) telefona cellular, (1)peshore digjitale”.

Gjashtë personat e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore