Sport

Arnold-i i zhgënjyer nga mos thirrja në Kombëtaren gjermane


Maximilian Arnold-i e ka pranuar se ai është i zhgënjyer që Kombëtarja e Gjermanisë nuk e ka thirrur në ndeshjet kualifikuese të marsit, për në Kupën e Botës, Katar 2022.

Mesfushori i Wolfsburg-ut është një nga lojtarët kryesorë të suksesit të ekipit të tij, që renditet në vendin e tretë në Bundesligë.

Arnold-i nuk u përfshi në listën e Kombëtares gjermane për ndeshjet me Islandën, Rumaninë dhe Maqedoninë e Veriut këtë muaj.

“M’u deshën disa ditë për të pranuar faktin që nuk u thirra. Unë u zhgënjeva. Por, pakënaqësia është zhdukur”, tha Arnold-i për Sport Bild.

“Është e vërtetë që ka lojtarë të shkëlqyer në pozicionin tim. Por, unë kam luajtur 244 ndeshje në Bundesligë dhe kam eksperiencë. Wolfsburg-u po luan mirë, unë po luaj mirë. Nuk do të dëmtonte askënd nëse do të thirresha. Nuk mund ta kuptoj”, shtoi ai.

Arnold-i, 26-vjeçar, nuk është thirrur nga Gjermania, që kur bëri debutimin kundër Polonisë në 2014.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore