Sport

Armend Thaqi prononcohet për faqen zyrtare të UEFA-s


Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s.

Faqja e UEFA Conference Leauge e ka publikur një video të Twitter, ku shkruhet “prapaskenat me Thaqin”.

Mbrojtësi anësor ka marrë vëmendjen e publikut me paraqitjet e tij me fanellën e Ballkanit.

Në katër ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Konferencës, Thaqi ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Ai gjithashtu ka pasur paraqitje tejet të mira në këto ndeshjet e para, të pjesëmarrjes së parë të një ekipi kosovar në garat evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore