Sport

Armando Sadiku suprizon me ekipin e ri


Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, ka suprizuar jo pak opinionin sportiv me ekipin e ri. 29-vjeçari është transferuar në Amerikën e Jugut, te klubi i Bolivar-it (Bolivi).

Pas eksperiencës së gjatë në futbollin europian, Sadiku ka zgjedhur të ndryshoj kontinent. Sulmuesi do të jetë pjesë e klubit më të titulluar në Bolivi. 29 herë kampionët e Bolivisë, ndodhen në kryeqytetin e vendit, në La Paz, ku pritet të zhvendoset dhe Sadiku.

Lajmin për transferimin e Sadikut, e bëri publik vetë presidenti i klubit të Bolivar-it, Marcelo Claure-i. Claure-i në mediat sociale shkruan:

“Mirë se vjen Armando Sadiku. 29-vjeç, sulmues i fuqishëm që ka luajtur në ligat kryesore të Europës, duke shënuar mbi 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi. Kombëtarja e Shqipërisë. Shqiptari i parë në Bolivi”./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore