Sport

Njeriu i momentit Armando Broja, shënon përsëri (VIDEO)


Armando Broja ka shënuar përsëri gol në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka dërguar topin në rrjetë në përballjen e Southampton-it me Burnley-n.

Broja shënon kështu golin e dytë në Premier League me fanellën e Southampton-it. 19-vjeçari shënoi në minutën e 50, kur ndeshja ishte në barazim 1-1, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Megjithatë, gëzimi i Southampton-it zgjati pak, pasi shtatë minuta pas golit të Brojës, shënojnë miqtë, duke i çuar shifrat në 2-2 (Loja në vazhdim e sipër, min 65’).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore