Sport

Arlind Berisha, luftëtari që dëshiron ta vendosë Kosovën në hartën e MMA


Luftëtari kosovar, Arlind Berisha, përfaqësoi për herë të parë Kosovën në Kampionatin Botëror U23 të Arteve Marciale Mikse, i cili u zhvillua në Pragë të Çekisë.

21-vjeçari i lindur në Norvegji, triumfoi në finale ndaj ukrainasit, Yaroslav Strilets me dorëzim, kështu duke fituar medaljen e artë në këtë ngjarje të rëndësishme.

Ai ka thënë se dëshira e tij është që ta çojë Kosovën drejt sukseseve në arenën ndërkombëtare, edhe pse kishte oferta nga shteti i Norvegjisë.

Në një intervistë të realizuar nga Albanian Post, Arlindi rrëfen momentet e fillimit të karrierës së tij dhe synimet e tij për të ardhmen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore