Sport

Arlind Berisha fiton medaljen e artë në kupën e botës në artet marciale të përziera


Pjesëmarrja e parë e Kosovës në sportin e arteve mikse marciale (MMA), shkoi si më së miri.

Përfaqësuesi i Kosovës në këtë sport, Arlind Berisha, arriti të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Botëror të 21-vjeçarëve, që është duke u mbajtur në Pragë të Çekisë.

Arlindi e arriti këtë sukses, duke triumfuar në finale ndaj ukrainasit, Yaroslav Strilets me submission, kështu duke e detyruar kundërshtarin të dorëzojë ndeshjen.

Derisa, kjo është medalja e parë për Federatën e Arteve Mikse Marciale të Kosovës, e cila është themeluar vetëm një vit më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore