Art&dizajn

Arkitektura spanjolle e “perfeksionuar”


Shtëpia e projektuar nga Jesús Perales

Arkitekti spanjoll Jesús Perales, projektoi shtëpinë e cila i përmbush të gjitha kërkesat e provave.

Këhtu, duke realizuar kërkesat dhe ëndrrën e dy prindërve Almudena dhe Jordi, të cilët kishin për qëllim të siguronin një shtëpi adekuate për fëmijët e tyre.

Ata kanë shumë hobi si muzika, artet e bukura dhe gatimi, dhe janë të etur për të ndarë kohën e tyre me familjen, kështu arkitekti Jesús Perales e plotësoi këtë ëndërr me projektimin e shtëpisë së tyre.

Jesusperales

Ishte me objektiva të qarta, kështu duke siguruar që të gjithë anëtarët e familjes së vogël të mund të ndajnë sa më shumë kohë së bashku, pavarësisht se në cilën zonë të shtëpisë janë.

Në të njëjtën kohë, ruajtja e njëfarë intimiteti në lidhje me rrugën dhe shtëpinë e fqinjit u bë me anë të një vreshti të bukur.

Rezultati ka qenë një shtëpi me mure drejtë fasadës, por me forma të parregullta që hapen në peizazhin e vreshtave.

Jesusperales

Artikulimi i shtëpisë bazohet në rrugë të ndryshme të vazhdueshme me një aks qendror: një oborr të brendshëm me xham.

Por, kjo formë lejon të krijohet një shtëpi me qarkullim dhe të lidhen pjesët e ndryshme të shtëpisë me sy.

Jesusperales

Në këtë mënyrë, nuk ka rëndësi nëse jeni duke bërë darkë ndërsa të vegjlit po bëjnë detyrat e shtëpisë, gjithmonë keni ndjenjën se jeni të shoqëruar nga pjesa tjetër e familjes.

Pasi të kemi mbaruar, ne kemi qenë në gjendje të verifikojmë që oborri i lejon të gjitha dhomat e ditës të mbajnë një pikë të përbashkët duke i kthyer dhomat e ndryshme të shtëpisë në një dhomë të madhe për t’u ndarë me familjen.

Shtëpija e cila ka çdo dhomë të ndërtuar në mënyrë të pavarur, pjesë për pjesë, me çati të pjerrëta që i japin një ekspresivitet të ndryshëm secilës dhomë të shtëpisë.

Jesusperales

Kulmet janë bërë prej betoni me gjithë historinë e tyre në shikim, të tilla si linjat e formave dhe papërsoshmëritë në procesin e punës.

Duke punuar me materiale të ekspozuara si qeramika, betoni dhe druri, të cilat e thelbi kryesorë për cdo shtëpi.

Sapo u arrit struktura, muret dhe tavanet u mbuluan me izolim druri për të garantuar izolim natyral dhe pa frymë pa ndonjë urë termike. Pra nërtimi ka ndjekur metodën tradicionale.

Jesusperales

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore