Film

Arkitekti slloven i tmerruar: Marvel ma kopjoi ndërtesën dhe nuk më pyetën fare


Ndertesa “Spomen Dom” ne Mal te Zi dhe pamja nga filmi Sh-Hulm i Marvel

Promo më e re e filmit “She-Hulk” nga Marvel ka qenë shumë befasuese për arkitektin slloven Marko Mushiç.

Por, arsyet s’kanë të bëjnë me përmbajtjen e filmit, sa me një pamje brenda tij.

Një kompleks që shihet shkurtazi në promo, arkitekti thotë se është projekt dhe dizajn i vjedhur nga një ndërtesë që ky moti kishte projektuar dhe ndërtuar në Mal të Zi.

Bëhet fjalë për kompleksin memorial në Kolashin.

Nga njëra anë, Mushiç thotë se është i lumtur, madje edhe krenar, që gjysmë shekulli më parë krijoi një arkitekturë mjaft origjinale dhe që është ekspozuar aq shumë në botë sa është përdorur edhe nga kineastët amerikanë.

Nga ana tjetër, arkitekti është i trishtuar dhe i tmerruar që vendet e mëdha, duke përdorur argumente të fuqisë dhe madhësisë në vetëpohimin e tyre, përçmojnë në mënyrë indiferente vlerat etike, morale dhe kulturore të kombeve më të vogla.

“Askush nuk më informoi për këtë përdorim të arkitekturës sime, aq më pak të kërkonin pëlqimin dhe lejen time”, thotë ai, raporton N1 në Slloveni.

Ai nuk ka treguar nëse do të vazhdojë me padi kundër kompanisë Marvel.

Ndërtesa “Spomen Dom”

Ndërtesa “Spomen Dom” është ndërtuar në vitin 1976. Është e vendosur në qendër të qytetit të Kolashinit, në veri të Malit të Zi.

Ndertesa ne Marvel

Ishte ndërtuar në ndërtim të mbledhjes së parë të Këshillit Anti-fashist për çlirimin kombëtar të Malit të Zi.

Më pas, Spomen Dom ishte përdorur si qendër kulturore dhe administrative në Kolashin dhe vendet përreth.

Deri në fillim të viteve 90-ta autoritetet lokale ishin përgjegjëse për mirëmbajtjen e ndërtesës. Tani që mirëmbajtja është zhvendosur nga buxheti rajonal, për të nuk kujdeset askush më.

Madje autoritetet lokale kishin menduar ta shkatërronin krejtësisht dhe të ndërtojnë diçka tjetër aty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore