Kulturë

Arkitektët vuajnë nga “sindromi i origjinalitetit”


Arkitektët dhe dizajnerët janë shumë të obsesionuar nga fakti se duhet të jenë origjinal dhe duhet të kapërcejnë kundërshtimin e tyre ndaj kopjimit të tjerëve, thuhet në librin e ri të shkruar nga Winy Maas.

Ky libër quhet “Copy Paste” dhe argumenton se kulti i veçantisë po ngadalëson risinë.

“Në vend që të tallej me kulturën e kopjimit, dizajni mund të mësonte më mirë se si të përfitonte nga elemente të mira”, shkruhet në libër.

Po ashtu Maas, bashkëthemeluesi i studios holandeze të arkitekturës Mvrdv, ka thënë se arkitektët dhe dizajnerët po vuajnë nga “një lloj sindromi rreth origjinalitetit”.

“Ata janë të detyruar të jenë origjinal, dhe në qoftë se keni burim diçka, ajo bie në kundërshtim me kuotën tuaj të origjinalitetit dhe mund të dëmtojë karrierën tuaj, sepse klientët janë në kërkim të origjinalitetit”, ka thënë Maas për Dezeen. “Ky është budallallëk.”

Gjithashtu libri është botuar nga instituti kërkimor i Mvrdv “The Why Factory”.

Bashkautorët e Maas, kanë qenë arkitektët dhe ligjëruesit Felix Madrazo, Adrien Ravon dhe Diana Ibáñez López.

Libri e krahason arkitekturën në mënyrë të pafavorshme me shkencën, e cila përparon nëpërmjet studiuesve duke u bazuar në punën e të tjerëve.

Ky refuzim për të pranuar dhe ndërtuar mbi zgjidhjet nga e kaluara është duke çuar në “një brez që vuan, i papërkulur nga historia”.

“Pse të mos thellojmë analizat tona arkitekturale, pse të mos jesh i hapur dhe i sinqertë për referencat që bën, përse të mos përmirësohet nga eksplorimet, inovacionet dhe sugjerimet e paraardhësve tanë”, thuhet në libër.

Maas ka thënë: “Ne i trajnojmë arkitektët tanë që të jenë origjinal dhe gjithë arkitektët e mëdhenj po e kultivojnë këtë. Industria kërkon që arkitektët të jenë origjinalë, gjë që është pjesërisht mirë, por mendoj se 90 përqind e mjedisit të ndërtuar nuk është në lidhje me këtë”.

Nationalgeographic
Groupon
Archdaily

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore