Kultura

Arkeologët, hedhin dyshime për vendin ku u vra Gjon Pagëzori


Arkeologët besojnë se mund të kenë zbuluar vendin ku thuhej se Gjon Pagëzori u ekzekutua me prerje koke, nga mbreti Herod Antipa’s.

Incidenti u përshkrua dhe nga shkrimtari, Flavius ​​Josephus, ku shkroi se “ekzekutimi ndodhi në Machaerus, një fortesë afër Detit të Vdekur në Jordaninë e sotme, e cila daton në vitin ‘90 para Krishtit”.

Sipas Biblës, Gjon Pagëzori u vra në një festë ditëlindjeje të Herod Antipas, ku mori pjesë gruaja e tij e ardhshme, Herodiada dhe vajza e saj Salomeja.

Të dy Antipas dhe Herodiadi ishin divorcuar dhe Gjon Pagëzori dyshohet se nuk e miratoi bashkimin e tyre të afërt.

Gjatë kremtimit, i cili u mbajt në oborr, Salome, zhvilloi një valle magjepsëse në nder të mbretit Antipas.

Sipas shkrimeve të shenjta, Gjona Pagëzori u ekzekutua në oborrin afër vendit ku Salome kishte kërcyer.

Pas vallëzimit, ndodhi dhe prerja e kokës së Gjon Pagëzorit, ku Salome në një pjatë argjendi vendosi kokën e tij.

Territori i mbretit Herod përfshinte Galilenë dhe një pjesë të Jordanisë, ku ky oborr u zbulua në 1980, por kurrë nuk ishte dyshuar të ishte vendi i ekzekutimit të Gjon Pagëzorit.

Në librin e botuar së fundmi “Arkeologjia e Tokës së Shenjtë” pretendohet, që oborri i gjetur në Machaerus, mund të jetë vendi ku u vra Gjon Pagëzori.

Megjithëse disa studiues nuk janë ende të bindur se ky ishte me të vërtetë vendi ku u ekzekutua Gjon Pagëzori.

Tani për tani, ekipi i arkeologëve, do të vazhdojë të punojë për të përfunduar projektin e tyre dhe të ofrojnë një analizë përfundimtare të gjetjeve të tyre. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore