Jetesë & Stil

Arjon Muça: Më kanë hequr një zero nga listat e rrogës


Mbrëmë në programin e showbizit “Pikë”, ka qenë i ftuar Arjon Muça, përballë Adela Osmanit.

Ai foli për synimet e këtij viti, punën me programin televiziv të përditshëm dhe detaje të tjera të jetës personale.

Një ngacmimi për kryefjalën e muajit dhjetor, listën e pagave, nuk i shpëtoi as Arjoni.

“Besoj e keni parë sa e kisha. Por kishin harruar të më shtonin një zero tek 400 mijë të vjetrat”, tha moderatori i qeshur.

Arjoni tregoi gjithashtu se ka në plan të hapë një tjetër biznes që pret të kopjohet, njësoj si ai i kostumeve sportive që u bë shpejt viral dhe i suksesshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore