Lajme

Argjentina konfiskon “aeroplanin iranian” të Venezuelës


Autoritetet argjentinase kanë konfiskuar një aeroplan Boeing 747, pronari fillestar i të cilit, Mahan Air i Iran-it, iu shit një linje ajrore venezueliane një vit më parë.

Lajmi u bë i ditur agjencia Reuters, duke cituar median shtetërore të Iranit.

Nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar të raporteve, shkruan Reuters.

“Pronësia e avionit u transferua një vit më parë dhe ai iu shit një kompanie venezueliane”, deklaroi zëdhënësi i Mahan-it, Amir Hossein Zolanvari për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA.

Zolanvari nuk e emëroi kompaninë venezueliane.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse avioni ishte në një listë të avionëve iranianë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Mahan Air ka qenë nën sanksionet e SHBA-ve që nga viti 2011 për mbështetjen e saj për Gardën Revolucionare të Iranit.

Irani dhe Venezuela, të cilat janë të dyja nën sanksionet amerikane, kanë lidhje të ngushta.

Të dyja vendet nënshkruan të shtunën e 11 qershorit një plan bashkëpunimi 20-vjeçar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore