Sport

Argjentina e vetme, Kolumbia nuk e ‘ndihmon’ për Copa America


Kolumbia nuk do të jetë partnere e Argjentinës në organizimin e Copa America 2021 pas një serie protestash në shtet.

Kompeticioni do të mbahej nga Argjentina dhe Kolumbia së bashku për herë të parë në historinë e saj 105-vjeçare.

Por, javëve të fundit ka pasur protesta të mëdha kundër qeverisë në Kolumbi, me protestuesit që kanë penguar edhe zhvillimin e ndeshjeve të Copa Libertadores.

Finalet e kompeticionit me 10 shtete, do të zhvilloheshin në Barranquilla.

CONMEBOL-i, Federata e Futbollit e Amerikës Jugore, i zhvendosi ndeshjet nga Kolumbia.

“Garantojmë për zhvillimin e Copa America-s këtë vit. Në ditët në vijim do të vendosim vendin që do të zëvendësojë Kolumbinë”, shkruante CONMRBOL.

Një prej mundësive është që Argjentina të jetë organizuese e vetme.

Tjetër mundësi është që Brazili të ofrojë ndihmën e saj për Argjentinën, por gjithçka do të varet nga gjendja me COVID-19 në të cilën ndodhen shtetet.

Copa America është e paraparë të fillojë më 13 qershor dhe të përfundojë më 10 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore