Përballje

Argjentina dhe Polonia kalojnë tutje në Grupin C


Dy ndeshjet e Grupit C ishin shumë interesante.

Argjentina ka arritur të mposht Poloninë me rezultat 0:2, dhe u kualifikuan në rundin tjetër, ku në ndeshjen tjetër përballen me Australinë.

Argjentina dominuan plotësisht ndeshjen, ku kishin mundësi të shumta që nuk i shfrytëzuan.

Në pjesën e parë, në minutën e 39-të, Lionel Messi pati mundësinë të shënojë nga penalltia, por Szczesny ishte vendimtar.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të, Mac Allister shënoi për t’i dhënë epërsinë Argjentinës.

Pas 21 minutave, Julian Alvarez dyfishoi epërsinë për Argjentinën, dhe i siguroi pozitën e parë.

Pavarësisht humbjes së Polonisë, kanë arritur të kualifikohen tutje.

Në anën tjetër, Meksika ka mposhtur Arabinë Saudite me rezultat 2:1.

Meksika shënoi dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë, por shpresat e tyre u shuan në minutën e 95-të, kur shënuan Arabia Saudite.

Në 1/8 e finales përballjet do jenë: Argjentinë – Australi dhe Francë – Poloni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore