Zgjedhjet në Kosovë

Ardian Gjini: Mund të ndodhë që fitojmë pa balotazh


Ardian Gjini

Kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se ekziston mundësia që komunën të cilën e ka udhëhequr katër vitet e fundit  pa balotazh.

“Mund të ndodhë që fitojmë pa balotazh”, është shprehur ai.

Tutje ai ka shtuar se janë më pak se 700 vota që i duhen për ta fituar komunën e Gjakovës pa hyrë edhe në një garë tjetër.

Sipas Exit Poll-it të Albanian Post

Gjakova do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar të Komunës sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post dhe Instituti Source.

Kryetari i deritanishëm i këtij qyteti nga AAK Ardian Gjini, e ka humbur garën në raundin e parë, pasi që ka siguruar 45.9%.

E dyta ka dalë Mimoza Kusari Lila nga Vetëvendosje me 35.1%.

I treti ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teki Shala me 6.5%.

E katërta në këtë garë ka dalë Arbëresha Kuqi nga Partia Demokratike e Kosovës me 3.5% e katërta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore