Sport

Araujo do të operohet, humbet Kupën e Botës


Qendërmbrojtësi i Barcelona-s, Ronald Arauja ka marrë vendimin për t’u operuar. Uruguajani u dëmtua gjatë grumbullimit me kombëtaren në tendinën e këmbës së djathtë.

23-vjeçari ka udhëtuar drejt Finlandës këtë të hënë, vend ku do të kryejë operacionin. Ai vendosi të ndërmerrte këtë hap, pas bisedimeve me Xavi Hernandez dhe stafin mjeksor të Barcelona-s.

Araujo i shqyrtoi të gjitha opsionet dhe më i miri ishte operacioni. Ai pritet të mungojë tre muaj, aq sa zgjat rikuperimi.

Vetëm një mrekulli mund të bëjë që ai të jetë pjesë e Kupës së Botës, e cila fillon për gati dy muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore