Lajme

Arabi Saudite-Iran, bisedime për rijetësimin e marrëdhënieve


Zyrtarë të lartë të Arabisë Saudite dhe Iranit kanë mbajtur një takim me bisedime për të përmirësuar raportet e tyre, katër vjet pas krisjes diplomatike midis dy vendeve.

Lajmin e ka bërë të ditur media Financial Times. Sipas këtyre të fundit, bisedimet kanë qenë të suksesshme.

Raundi i parë ka ndodhur në Baghdad më 9 prill. Këtu u përfshinë edhe diskutime mbi sulmin saudit në Yemen, ndaj rebelëve Houthi.

Një zyrtar iranian nga ana tjetër, e kundërshtoi faktin se ka marrëveshje. Ai e ka bërë një deklaratë në një media libaneze pro-iraniane.

Ky raportim vjen pas përpjekjeve për të ristabilizuar relatat midis Washington-it dhe Teheran-it.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis dy vendeve, është tashmë në një tavolinë bisedimesh. Kjo e fundit, ka si ndërmjetëse pesë fuqi botërore.

Sauditët kanë kërkuar një marrëveshje bërthamore me parametra më të shtrënguar. Ndërkaq, pala iraniane, ka filluar të pasurojë uraniumin e prodhuar.

Gjatë muajve të fundit, Republika Islamike e ka çuar pastërtinë e uraniumit nga 4%, në 20% dhe lajme të fundit sugjestionojnë se do të shkojë deri në 60%. Kjo ka alarmuar jo pak fuqitë e mëdha.

Gjithashtu, inspektimet e Kombeve të Bashkuara në disa uzina të prodhimit të uraniumit në Iran, janë ndaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore