Sport

Ar dhe lavdi për Katharina Liensberger


Katharina Liensberger dominoi slalom-in për femra të Kampionatit Botëror. Në pistën Druscè, austriakja ishte protagoniste e një zbritjeje të shkëlqyer, duke mbërritur në finish në kohën 1’39”50, dhe duke marrë medaljen e dytë të artë në këtë botëror, pas asaj të garës Paralele. Pas saj, me një sekondë vonesë u rendit sllovakja Petra Vlhova. Vendi i tretë për amerikanen Mikaela Shiffrin (+ 1’98), e cila mbyll epokën e egjemonisë së saj në këtë specialitet pas katër medalje ari radhazi në Kampionatin Botëror.

Renditja e garës Slalom femra

1. K. Liensberger (Austri)

2. P. Vlhova (Sllovaki)

3. M. Shiffrin (SHBA)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore