Shëndet

Apu, i riu pa shenja gishtash


Apu Sarker ka një mutacion gjenetik aq të rrallë sa mendohet se prek vetëm një pjesë të vogël të familjeve në botë, ai nuk ka gjurmë gishtash.

Apu, është 22 vjeç, jeton me familjen e tij në një fshat në rrethin verior të Rajshahi-t në Bangladesh dhe punon si ndihmës mjek.

Këtë mutacion nuk e ka vetëm Apu, por edhe babai dhe gjyshi i tij.

Por gjatë dekadave, dermatoglifet brazdat e vogla që vërtiten rreth majave të gishtave janë bërë të dhënat biometrike më të mbledhura në botë. Ato i përdorin për gjithçka, duke kaluar nëpër aeroporte deri te votimi dhe hapja e telefonave.

Në vitin 2008, Bangladeshi prezantoi kartat e identitetit kombëtar për të gjithë të rriturit, dhe baza e të dhënave kërkonte një shenjë gishtash. Për Apu-n u krijua një kartë e vecantë e  stampuar “NO FINGERPRINT”.

Në vitin 2016, qeveria e bëri të detyrueshme përputhjen e shenjave të gishtave me bazën e të dhënave kombëtare për të blerë një kartë Sim për një telefon celular.

 Të gjithë anëtarët meshkuj të familjes Sarker, përdorin kartat SIM të lëshuara në emër të nënës së Apus.

Një dermatolog në Bangladesh ka diagnostikuar gjendjen e familjes si keratoderma kongjenitale palmoplantare, një version i sëmundjes që gjithashtu mund të shkaktojë lëkurë të thatë dhe djersitje të zvogëluar në pëllëmbët dhe këmbët.

Apu kohët e fundit mori  një lloj të ri të letërnjoftimit kombëtar që lëshohej nga qeveria e Bangladesh-it, pasi paraqiti një certefikatë mjekësore. Karta përdor edhe të dhëna të tjera biometrike skanim të retinës dhe njohje të fytyrës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore