Lajme

Aprovohet marrëveshja tregtare mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar


Eurodeputetët sapo kanë aprovuar Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar me 108 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenim. Faza tjetër dhe e fundit do të jetë votimi i ratifikimit të saj nga Parlamenti i plotë Evropian.

Në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur në Bruksel të enjten e 15 prillit, eurodeputetët në komitetet e punëve të jashtme dhe të tregtisë vendosën që të rekomandojnë  Parlamentin që të japë pëlqimin e tij për marrëveshjen aktualisht në zbatim të përkohshëm deri më 30 prill.

Dhoma e plotë pritet të marrë vendimin përfundimtar, si dhe të miratojë një rezolutë të veçantë, në një seancë plenare të ardhshme. Konferenca e Presidentëve të Parlamentit ka vendosur të mos përcaktojë ende një datë plenare, në mënyrë që të theksojë nevojën që pala e MB-së të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Tërheqjes përpara se ta bëjë këtë.

Kujtojmë se eksportuesit në Mbretërinë e Bashkuar raportuan një rënie prej 41 përqindësh të shitjeve jashtë me Evropën, sipas një sondazhi të ri nga një prej organizatave kryesore të biznesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhomat e Tregtisë Britanike i bëri thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të rikthehej në tryezë me BE-në për negociata të reja për të ulur disa nga pengesat në tregti. Këto, të krijuara nga Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit në prag të Krishtlindjeve nga Boris Johnson pas një kolapsi në tregti.

Ndërsa një pjesë e rënies është për shkak të pandemisë Covid, BCC-ja tha se shumë firma po fajësojnë Brexit-in për vonesat e transportit, rritjen e kostos së transportit të mallrave dhe kërkesat e gjëra të reja për dokumente.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore