Sport

April Ross dhe Alix Klineman i sigurojnë Amerikës edhe një medalje të artë


April Ross dhe Alix Klineman kanë fituar edhe një medalje ari për Amerikën, në duelin përballë Australisë në volejboll në plazh.

Amerikanet fituan përballë australianeve me rezultat 21–15, 21–16.

Medaljen e argjendtë e fituan Australia pas finales dramatike.

Duke folur pas fitores së tyre, Ross foli për fitimin e medaljes së saj të parë të artë në moshën 39 vjeç, pasi dy herë më herët ajo fitoi medaljen e bronztë dhe argjendtë.

“Unë jam ende duke u përpjekur ta përpunoj atë, por jam në këtë moment këtu me këtë ekip dhe këtë medalje.

“Jam shumë krenare për medaljet e tjera, por si ndodhi e gjitha kjo, dhe rreziqet që mori Alix dhe gjithë punën e saj të palodhur, medaljen nuk do e fitonim pa atë”.

“Nuk mund ta kuptoj që funksionoi ashtu siç funksionoi. Është një lloj përrallë si, ‘po shkoj në moshën 39 -vjeçare për të marrë medaljen time të artë’, dhe fakti që kjo ndodhi,  ndihet shumë e veçantë. Unë jam shumë krenar për ekipin tonë dhe jam mirënjohës për të gjithë ata që na ndihmuan të arrijmë këtu”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore