Pajisje

Apple publikon një “update” emergjent për iPhone, iPad dhe Apple Watch


Apple ka lëshuar një azhurnim emergjent për të rregulluar një dobësi serioze në iOS, iPadOS dhe watchOS.

Janë përkatësisht iOS 14.4.2, iPadOS 14.4.2 dhe watchOS 7.3.3.

Dobësia, e zbuluar nga Google’s Threat Analysis Group,  ndikon në “Apple’s WebKit browser engine” dhe ajo që e bën këtë një azhurnim urgjent është fakti që Apple pretendon se dobësia po shfrytëzohet në mënyrë aktive.

Detajet nga Apple janë të kufizuara, por dobësi të tilla mund të përdoren për të kryer veprime të dëmshme siç janë drejtimi i përdoruesve në faqet falso.

Seriozitetit i kësaj mangësie është fakti që Apple ka shtyrë iOS 12.5.2 për pajisjet e vjetra – iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPad Air, iPad mini 2, iPad mini 3 dhe iPod touch (gjenerata e 6-të) .

Mund ta instaloni në iPhone dhe iPad, hapeni “Settings” dhe kaloni te General> Update Software, ndërsa për Apple Watch hyni në aplikacionin Apple Watch.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore