Pajisje

Apple-i, projekt për ruajtjen e energjisë diellore


Apple-i ka deklaruar se do të ndërtojë një strukturë ruajtje të energjisë së rinovueshme të bazuar në bateri me qendër në Kaliforninë Qendrore.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se struktura do të jetë e vendosur pranë një instalimi të energjisë diellore që siguron energji për të gjitha objektet e kompanisë në vend.

Lidhur me projektin, Apple ka deklaruar se ai do të mundët të ruajë 240 megavat për orë energji. Ndryshe, do të ruajë aq energji sa do të duhej për të furnizuar më shumë se 7 mijë shtëpi për një ditë.

Instalimi ndodhet pranë instalimit diellor të quajtur California Flats në juglindje të Monterey-t, afro 100 milje në juglindje të selisë së Apple-it në Kaliforni.

Ai dërgon 130 megavat energji elektrike direkt në pajisjet e Apple-it në Kaliforni. Mirëpo, vetëm gjatë orëve të ditës pasi nuk siguron energji gjatë orëve të natës.

“Sfida me energjinë e pastër konsiston te ndërprera”, ka thënë për Reuters nënkryetarja e Apple-it për politikat e mjedisit dhe nismat sociale, Lisa Jackson, duke vazhduar se kompania synon të zhvillojë një nga sistemet më të mëdha të ruajtjes me bazë në SHBA.

Ajo ka shtuar se “nëse mund ta bëjmë dhe mund të tregojmë se funksionon, largohen shqetësimet për ndërprerjen dhe ndihmohet rrjeti në drejtim të stabilizimit dhe është diçka që mund të imitohet ose të ndërtohet nga kompani të tjera”.

Jackon ka theksuar faktin se Apple-i planifikon t’i ndajë gjetjet e saj me kompani të tjera, megjithatë ka sqaruar se është shumë herët për të detajuar me saktësi këtë lëvizje të kompanisë teknologjike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore