Pajisje

Apple-i, pa kompjuterin iMac Pro


Kompania amerikane e teknologjisë, Apple, ndal së prodhuari kompjuterin e dikurshëm të ashtuquajtur “i fuqishëm”, iMac Pro.

Agjencia e lajmeve, CNN, tregon se versioni standard i tij ende mund të blihet në faqen zyrtare të internetit të Apple-it për 4 mijë e 999 dollarë, por kjo do të jetë e mundur deri në momentin që do të zgjasin furnizimet.

Mirëpo, kompania ka sqaruar për CNN, në çastin që inventari ekzistues të përfundojë, kompjuteri iMac Pro do të ndalë së qeni në dispozicion të klientëve.

Modeli iMac Pro u lancua në vitin 2017 dhe, sipas Apple-it, ishte “Mac-u më i fuqishëm i parë ndonjëherë”.

CNN shpjegon se, për shkak të aftësive të përparuara për ndërtimin e grafikëve dhe pasqyrimin 3D, iMac Pro synonte profesionistët dhe krijuesit.

Nga ana tjetër, përgjatë viteve, modeli nuk ka pësuar azhurnime të dukshme.

Apple-i, në muajin gusht debutoi iMac-un 27-inç, i cili përfaqësonte opsionin për shumicën e klientëve, duke shtuar se modeli aktual mund të konfigurohej për të adresuar nevojat e profesionistëve. Megjithatë, nuk ngurroi të drejtonte klientët drejt Mac Pro-së.

Sipas kompanisë, ai i tejkalonte aftësitë e iMac Pro-së dhe mund të ndihmonte në rritjen e performancës së profesionistëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore