Aplikacione

Apple fitoi më shumë nga lojërat sesa Sony, Microsoft dhe Nintendo


Një raport i ri sugjeron se Apple po gjeneron më shumë të ardhura nga video-lojërat sesa tre gjigandet e teknologjisë – pavarësisht se nuk prodhon drejtpërdrejt lojëra ose nuk prodhon pajisje specifike për lojëra.

Kjo është sipas një analize të Wall Street Journal, e cila eksploroi App Store iOS. Artikulli citon vlerësimet e Sensor Tower se Apple mori 15.9 miliardë dollarë nga App Store gjatë periudhës fiskale të kompanisë 2019 (tetor 2018 deri në shtator 2019).

Analiza e vetë WSJ-së pretendon se Apple do të kishte fituar 8.5 miliardë dollarë nga lojërat, të cilat sipas saj janë 2 miliardë dollarë më shumë se fitimi operativ i gjeneruar gjatë së njëjtës periudhë nga Sony, Nintendo, Microsoft dhe Activision.

Sajti e bazoi këtë në të dhënat financiare publike nga Sony, Nintendo dhe Activision, dhe një vlerësim të Microsoft.

CEO Tim Cook i tha se kompania nuk e ka llogaritur kurrë përfitimin e saktë të App Store dhe se statistikat e diskutuara ishin nga një “prezantim i vetëm”.

Edhe pse Apple ka shërbimin e vet të lojërave, pjesa dërrmuese e të ardhurave të saj nga lojërat padyshim vjen nga lojërat e palëve të treta në App Store.

Kjo nuk është hera e parë që Apple ka tejkaluar kompanitë “klasike” të lojërave. Në vitin 2019, gjigandi i teknologjisë fitoi më shumë nga video-lojërat sesa Nintendo, Microsoft, Activision-Blizzard dhe Sony së bashku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore