Teknologji

Apple bën blerjen e një kompani çdo 3-4 javë


Apple është një kompani me të ardhura prej $111.4 miliardë në tre mujorin e përfunduar me 26 dhjetor 2020, kjo mundëson blerjen e një kompani çdo 3-4 javë tregoi CEO, i Apple Timothy Donald Cook.

Apple ka bërë blerjen më të madhe kur bleu Beats Electronics ose ndryshe të njohura si Beats by Dre. Themeluesi i së cilës është reperi dhe producenti Dr Dre, kjo kompani u ble për $3 miliardë.

Në vitin 2018 Apple vendosi të blej kompani Shazam, e cila u ble për $400 milionë. Timothy Donald Cook theksoi se ata në përgjithësi blejnë kompani të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e teknologjisë së tyre, si p.sh. blera e PrimeSense.

FaceID për Apple është realizuar me ndimen e PrimeSense e cila është e njohur si kompani që krijon teknologji sensorike 3D.

Lista e kompanive që ka blerë Apple është shumë e gjatë. Ata kanë blerë kompani nga më të ndryshmet, duke përfshirë Xnor.ai, Dark Sky, NextVR dhe Mobeewave duke emërtuar vetëm disa prej tyre. Këto të cilat punojnë me inteligjencë artificiale AI, evente përmes realitetit virtual, pagesa, podcast, AI që mundëson vetë-vozitjen e makinës, etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore