Sport

Apolonia “ping-pong” me trajnerët


Skuadra e Apolonisë, që këtë vit luan në Kategorinë Superiore, duke se është një ogur jo i mirë për trajnerët. Fierakët deri më tani, në 11 javë kampionati kanë ndërruar katër trajnerë dhe janë në pritje të trajnerit të pestë.

Artan Mërgjyshi ishte trajneri i parë që u largua këtë sezon nga Apolonia. 52-vjeçari ishte trajneri që e ngjiti ekipin në Kategorinë Superiore, por u largua pa mundur të bëjë debutimin në Superligë.

Largimi i tij ishte një “shok” për opinionin futbollistik, pasi u largua vetëm dy javë para nisjes së kampionatit. Mërgjyshi deklaroi se u largua pasi nuk u ndje i vlerësuar aq sa duhet nga klubi, në lidhje me kontratën e tij.

Giovanni Colella, ishte zvendësuesi i Mërgjyshit, me këtë të fundin që kaloi në stolin e Besës së Kavajës. Italiani 54-vjeçar, fillimish tek Apolonia u prezantua në postin e  Drejtorit Teknik, por që pas largimit të Mërgjyshit, presidenca i besoi drejtimin e ekipit.

Aventura e Colella-s në krye të Apolonisë zgjati 82 ditë, ose e thënë ndryshe shtatë ndeshje, ku arriti një fitore, dy barazime dhe katër humbje, mes të cilave dhe ajo me rezultatin tenistik 6-1 përballë Laçit, e cila shënon ndeshjen e fundit të tij nën drejtimin e Apolonisë.

Italianin do ta pasonte, Nikolin Çoçlli. Tekniku Çorçili qëndroi vetëm 18 ditë në krye të klubit. Dy humbje dhe një fitore, në tre ndeshje, para se të vinte edhe largimi i tij nga stoli i Apolonisë.

Bledar Borova do të ishte trajneri i katërt për Apoloninë, që pasonte teknikun Çoçlli. Borova qëndroi 12 ditë në krye të fierakëve, në total edhe për të, tre ndeshje, nga të cilat nuk mundi të merrte asnjë pikë. Derbi i humbur përballë Bylisit, me rezultatin 3-1, ishte ndeshja e fundit për Borovën.

Trajneri i radhës për Apoloninë pritet të jetë ish-trajneri i Dinamos, italiani 45-vjeçar, Fabrizio Cammarata, i cili dha dorëheqjen nga Dinamo, ditën e djeshme edhe pse këtë sezon me dinamovitët, ishte duke bërë një sezon të shkëlqyer, duke e mbyllur vitin 2020, në krye të Kategorisë së Parë dhe duke u kualifikuar në 1/8 e Kupës së Shqipërisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore