Aplikacione

Aplikacioni i thirrjeve telefonike është i radhës për një ridizajnim


Google ka përditësuar shumë nga aplikacionet e tij për t’iu përshtatur udhëzimeve të “Material You”. Kontaktet pësuan një ndryshim disa javë më parë, aplikacioni i thirrjes nuk kishte pas vëmendje të madhe gjatë viteve por tani do të azhurohet. Me lëshimin e një beta të re, më në fund po ndryshon.

Telefoni nga Google versioni 70 sapo është publikuar në Play Store për testuesit beta, dhe në disa pajisje të zgjedhura që përdorin Android 12, ai përfshin një pamje të re që përputhet me të gjitha aplikacionet e tjera tashmë në “Material You”.

Butoni i veprimit tani është një rreth, ashtu siç e pamë në përditësimin e kontakteve në korrik. Ngjyrat e aplikacionit tani përputhen, në fakt duke zvogëluar  sasinë e hapësirës së bardhë në aplikacion.

Ndryshe nga disa nga ndryshimet e tjera që kemi parë, ky është mjaft i vogël. Meqenëse kjo është ende në beta, mund të shohim ndryshime shtesë para se aplikacioni të arrijë tek të gjithë përdoruesit.

Po kështu, pamjet e ekranit të 9to5Google shfaqin disa ndryshime të vogla kur krahasohen me tonat, kështu që Google mund të jetë duke testuar opsione të shumta të projektimit para se të ndërmarrë një ndryshim përfundimtar.

Kjo pamje e re duket e lidhur me një përditësim nga ana e serverit, por nëse doni të provoni fatin tuaj, sigurohuni që po përdorni versionin më të fundit beta nga APK Mirror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore