Aplikacione

Aplikacioni i Amazon për studentët në Indi


Amazon Academy është aplikacioni i ri nga Amazon i cili ka për qëllim të ndihmojë studentët në Indi të përgatiten për hyrjen në kolegj.

Amazon ka sqaruar se aplikacioni përmban leksione, testime dhe vlerësime gjithëpërfshirëse të cilat do të ndihmojnë studentët të mësojnë dhe praktikojnë matematikën, fizikën dhe kiminë. Gjithashtu, Amazon Academy do t’ju ofroj studentëve seksione përgatitore kushtuar Provimeve të Hyrjes së Përbashkët (JEE).

“Testet janë krijuar për të pasqyruar përvojën e JEE-së duke ndihmuar studentët të kuptojnë nuancat e provimit”, ka deklaruar kompania duke shtuar se “këshillat dhe truket do i pajisin studentët me mjetet e nevojshme për t’u njohur me konceptet dhe për t’i dhënë pyetjeve përgjigje efektive”.

Amazon Academy është i disponueshëm në Google Play Store dhe App Store. Ai mund të instalohet pa pagesë dhe sipas Amazon-it do të vazhdojë të jetë i tillë edhe për disa muaj në vazhdim.

“The Economic Times”, agjensi lajmesh, shkruan se sektori online i arsimit në Indi gjatë periudhës së karantinës ka qenë më fitimprurësi dhe ka pësuar një rritje relativisht të madhe për shkak të kërkesës për klasa online./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore