Shqipëria

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurisë së vëllaut të deputetit Kasëm Mahmutaj


Gjykata e Posaçme e Apelit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të mërkurën e 15 qershorit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Gament Mahmutaj – vëllait të deputetit të Partisë Demokratike Kasëm Mahmutaj.

Mahmutaj kishte apeluar vendimin e GJKKO-së, por trupa e Apelit me gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka vendosën lënien në fuqi.

GJKKO-ja me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) konfiskoi 22 pasuri të familjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kasëm Mahmutaj.

Sipas SPAK-ut, shtetasi Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska), është dënuar me 25 vite heqje lirie në shtetin italian për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “trafik droge”.

Gazment Mahmutaj ka qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Familjes Mahmutaj i janë sekuestruar 16 pasuri të patundshme, automjete, aksione në një kompani që tregtonte pajisje elektrike dhe subjekte biznesi.

Ndër pronat e sekuestruara ishin edhe ato të deputetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore