Shqipëria

AP VOX/ S’ka më qese plastike, qytetarët: Është shumë herët, xhepi ynë rëndohet


Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ‘zhdukur’ qeset plastike, ka nisur zbatimi.

Kështu që, qytetarët janë pajisur me një nga alternativat e reja në mbrojtje të mjedisit.

Duket se në zgjedhjet e tyre sërish dominojnë qeset, por të llojit të pranueshëm ekologjik.

Bashkë me to vijnë edhe kostot shtesë, për të cilat qytetarët janë më të shqetësuar.

Për disa është “shumë herët” që Shqipëria të aplikojë masa të tilla.

Kurse për të tjerë, është thjesht një rëndesë te “xhepi” i qytetarit.

Ka edhe nga ata që thonë për Albanian Post se nuk janë kushtet e nevojshme për t’i shmangur tërësisht qeset.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore