Kosova

Anulohet vizita e Kouchnerit në Kosovë


Bernard Kouchner

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se vizita ish-administratorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bernard Kouchner në Kosovë që ishte paraparë të zhvillohej më 11 dhe 12 qershor është anuluar.

“Vizita është anuluar për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kouchner. Posa të ricaktohet data e vizitës do t’ju informojmë në kohë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Sipas agjendës fillestare, ai më 12 qershor do t’i drejtohej Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

Po ashtu, Kouchner kishte në plan të takohej me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Pëparim Rama, do t’i dorëzonte “Çelësin e Qytetit” dhe planifikohej të zbulohej edhe një pllakë e një rruge të emërtuar me emrin e tij.

Ndryshe, nga viti 1999 deri në vitin 2001, Kouchner ka mbajtur pozitën e Përfaqësuesit Special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Ndërkaq nga viti 2007 deri në vitin 2010, diplomati francez ishte ministër i Punëve të Jashtme në Francë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore