Sport

Anulohet UEFA Liga e të Rinjve


UEFA sot ka marrë vendim ta anulojë ligën e të rinjve si masë parandaluese kundër COVID-19.

Komiteti kishte vendosur vitin e kaluar që të shkurtonte formatin e kompeticionit dhe të shtyente fillimin e garave.

Por, masat e ashpra të vendosura anë e mbanë Evropës janë rritur nga ai moment.

Ndalimet e udhëtimeve ndikojnë direkt te klubet pjesëmarrëse, që nuk munden të zhvillojnë ndeshjet në mënyrën dhe vendin e planifikuar.

Dy ekipe janë tërhequr më parë nga kompeticioni për këtë arsye.

Komiteti Ekzekutiv vendosi që nuk ka më nevojë për shtyerje të fillimit të garave dhe që shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinjë duhet të jetë prioriteti kryesor.

Për fat të keq, kushtet për vazhdimin e kësaj gare nuk plotësohen, dhe Komiteti i Garave për klube bashkë me Shoqatën e Klubeve Evropiane u konsultuan dhe mbështetën idenë për të anuluar këtë sezon të UEFA Liga e të Rinjve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore