Sport

Antonio Conte ia bën të qartë presidentit të Tottenham, se në janar duhen përforcime


Trajneri i Tottenham-it, Antonio Conte është i bindur se me grupin aktual që ka në dispozicion nuk mund të jetë shumë konkurues në Premier League.

Italiani ia ka bërë të qartë, presidentit të klubit, Daniel Levy-t, se Spurs ka nevojë për afrime gjatë merkatos së janarit.

Aktualisht, skuadra e drejtuar nga Conte mban vendin e shtatë në Premier League, me pesë pikë më pak se Arsenal-i i vendit të katërt, por me dy ndeshje me pak.

Trajneri e ka pranuar hendekun që ekziston mes skuadrës se tij dhe klubeve të tjera të mëdha në Premier League.

“Me siguri (ne duhet të forcohemi),” tha Conte. “Pas vetëm dy javësh thashë se duhet të përmirësojmë cilësinë e kësaj skuadre”.

“Më duhej të bëja vlerësimin se te kush mund të mbështetem dhe ku nuk mundem. Hendeku është shumë i madh dhe ne duhet të punojmë shumë dhe të përpiqemi të përmirësojmë skuadrën tonë” vijoi Conte.

Ka disa emra të lidhur me një kalim të mundshëm të Tottenham-i. Dusan Vlahovic-i është një prej tyre. Në 20 ndeshjet e këtij sezoni në Serie A, sulmuesi serb ka shënuar 16 gola.

Gjithashtu kërkohet edhe një portier, për të rivalizuar Hugo Loris-in për një vend në formacionin titullar. Pierluigi Gollini i afruar verën e kaluar nga Atalanta, nuk ka bindur për të qenë titullar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore