Futboll

Antonio Conte i skualifikuar për dy ndeshje


Dy ndeshje skualifikim dhe 20 mijë euro gjobë për Antonio Conte-n, traineri i Inter-it, për frazat e revoltuara ndaj arbitrit Maresca në fund të ndeshjes me Udinese: nuk do të jetë në ndëshjet me Benevento dhe Fiorentina.

Kështu Conte paguan për nervozizmin e minutave të fundit të garës të zhvilluar në Dacia Arena, e cila përfundoi në 0-0. Së pari protestat për katër minutat e rikuperimit, pastaj kartoni i verdhë u kthye i kuq pas deklaratave të trajnerit kundër gjyqtarit. “Maresca, gjithmonë ti!”, kishte përsëritur Conte disa herë.

Arsyet e gjyqtarit sportiv:

“Skualifikimi i dy ditëve efektive të garës i Antonio Conte-s dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh  për faktin se, në minutën e 45′ të pjesës së dytë, vazhdoi të protestonte me forcë, duke shqiptuar fraza mosrespektimi me zë të lartë ndaj Drejtorit të ndeshjes dhe përballjes me gjyqtarin me një mënyrë kërcënuese, duke i ulëritur atij shprehje fyese; ç’ka u konstatua dhe nga punonjësi i Prokurorit Federal”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore