Sport

Antonio Conte: Ëndrra e Hakimi-t mbetet rikthimi te Real Madrid-i


Antonio Conte dhe Achraf Hakimi kaluan një vit së bashku, ku arritën të kthejnë Inter-in në majën e futbollit italian.

Tani të dy ish-a, njëri pa punë e tjetri te Paris Saint-Germain.

Me Conte-n si trajnerin e tij, Achraf Hakimi kaloi një sezon shumë të mirë.

Në 45 ndeshje, Achraf shënoi shtatë herë dhe atyre golave iu shtoi 11 asistime.

Achraf Hakimi dhe Antonio Conte

Marokieni është mbrojtës i djathtë modern, dhe nga shumë konsiderohet si ndër më të mirët në botë në atë pozitë.

22-vjeçari këtë verë u transferua te Paris Saint-Germain për shifrën e 60 milionë eurove.

Mirëpo, trajneri Conte zbulon se ai ende mendon për Real Madrid-in.

Në një intervistë për le 10 sport, Conte tha se Hakimi “ende ëndërron kthimin te Real Madrid-i”.

“Ai është i destinuar për të qenë aty. Unë se kuptoj pse e larguan dhe pse Achraf se kërkoi rikthimin, por një ditë ai do të kthehet”.

“Ëndrra e tij mbetet rikthimi te Real Madrid-i, pa asnjë pikë dyshimi”, u shpreh ish-trajneri i Achraf Hakimi-t.

Achraf Hakimi gjatë kohës kur ishte futbollist i Real Madrid-it

Achraf luajti vetëm një sezon te madrilenët, dhe pastaj u largua te Dortmund-i, Inter-i, e tani te Paris-i.

Me parisienët ai ka kontratë deri në vitin 2026, dhe momentalisht, në këto rrethana, një rikthim në “Santiago Bernabeu” duket i pamundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore