Lajme

Antitrupat Covid-19/ Arsyeja pse zgjasin disa ditë ose me vite


Antitrupat kundër Sars-CoV-2 zhvillohen me ritme të ndryshme pas uljes së infeksionit. Për disa individë ato zgjasin disa ditë, për të tjerë ato do të vazhdojnë me dekada.

Këto janë përfundimet e një studimi të ri. Sipas tij, ashpërsia e infeksionit Covid-19, mund të jetë një faktor vendimtar për të patur një mbrojtje më të qëndrueshme kundër ri-infektimit.

Hulumtimi, i botuar në revistën ‘Lancet Microbe’, zbuloi se pacientët e kuruar me nivele të ulëta të antitrupave neutralizues mund të mbrohen ende nga ri-infektimi. Kjo, nëse ata kanë imunitet të fortë në formimin e qelizave T.

Parashikimet për mbrojtjen

Në studim, shkencëtarët nga Shkolla Mjekësore Duke-Nus në Singapor dhe Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive ndoqën 164 pacientë me Covid-19.

Kohëzgjatja qe nga gjashtë deri në nëntë muaj. Ata analizuan gjakun e tyre për neutralizimin e antitrupave kundër Sars-CoV-2 dhe qelizave T “kujtesë”. Këto molekula janë ato që njohin dhe sinjalizojnë qelizat e infektuara nga virusi në sistemin imunitar dhe që mund të ndërhyjnë për t’i eliminuar ato.

Shkencëtarët më pas e përdorën këtë informacion për të ‘stërvitur’ një makineri algoritmi. Kjo e fundit do të parashikojë trajektoret e antitrupave neutralizues të njerëzve me kalimin e kohës.

“Klasifikimi” i antitrupave

Bazuar në analizë, studiuesit i klasifikuan njerëzit në pesë grupe sipas kohëzgjatjes së antitrupave të tyre. Grupi i parë përfshiu ata që nuk zhvilluan kurrë antitrupa të dukshëm neutralizues. Këta të fundit u quajtën grupi “negativ” dhe përbënin 11.6% të pacientëve në studim.

Grupi “në rënie të lirë”, i cili përfshinte 26.8% të pacientëve, kishte nivele fillestare të ndryshueshme të antitrupave që binin me shpejtësi.

Grupi “në zbehje e sipër”, i cili përfshinte 29% të pjesëmarrësve, kryesisht u testuan pozitivë për antitrupa gjashtë muaj pas infektimit.

Grupi “këmbëngulës”, që përbëjnë 31.7% të individëve, shfaqi ndryshime të vogla në nivelet e antitrupave deri në tre muaj.

Një grup pakicash (1.8%), “përgjigja e vonuar” tregoi një rritje të konsiderueshme të antitrupave neutralizues gjatë rimëkëmbjes së vonë.

Roli i limfociteve T

“Ky studim tregon se jetëgjatësia e antitrupave funksionalë neutralizues kundër Sars-CoV-2 mund të ndryshojë shumë. Por monitorimi individual mbetet i rëndësishëm”, tha profesori Wang Linfa.

“Puna jonë mund të ketë implikime për jetëgjatësinë e imunitetit pas vaksinimit”, shtoi ai. Sipas studimit, pacientët, përfshirë ata në ‘grupin negativ’, treguan imunitet të qëndrueshëm të qelizave T gjashtë muaj pas infektimit fillestar.

Kjo tregon se individët mund të mbrohen ende, nëse kanë imunitet të fortë të qelizave T, edhe kur niveli i antitrupave neutralizues është i ulët .

“Studimi ynë ekzaminon antitrupat neutralizues që janë të rëndësishëm për mbrojtjen nga Covid-i. Ne zbuluam se antitrupat kundër Sars-CoV-2 zvogëlohen me ritme të ndryshme”, komentoi David Lye i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive në Singapor.

“Sidoqoftë, prania e imunitetit të limfociteve T, na mbush me shpresë për mbrojtjen afatgjatë. Kjo do të kërkojë më shumë studime dhe kohë për të konfirmuar provat epidemiologjike dhe klinike”, shtoi ai.

Imuniteti afatgjatë

Një studim tjetër nga Instituti i Imunologjisë “La Jolla”, botuar në fund të janarit në ‘Science Immunology’. Kjo e fundit, kushtuar rolit të limfociteve T, arriti në përfundimin se subjektet me raste të rënda të Covid-it mund të kenë imunitet më të theksuar.

Kjo, në një plan afatgjatë falë numrit të rritur të qelizave T “kujtesë”, të nevojshme për të luftuar ri-infektimin. Ata gjetën përgjigje më të dobëta të qelizave CD8 + T (përgjegjëse për shkatërrimin e qelizave bujtëse të infektuara nga virusi) në pacientët e infektuar lehtë (një fenomen i njohur si zbrazja e qelizave T).

Në subjektet e sëmura rëndë, megjithatë, reagimi i qelizave CD8 + T ishte shumë më intensiv. Sidoqoftë, hetimi u bazua vetëm në mostrat e gjakut dhe qelizave T në indet më të prekura nga virusi (për shembull mushkëritë).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore